Anketë, komunat e RMV-së nuk kanë mjaftueshëm inspektorë

“NVO Infoqendër” bashkë me organizatat partnere “Spektar” nga Kriva Pallanka dhe “Qendrës së Komunitetit të Komunës së Strugës” në qershor të këtij viti, kanë zbatuar anketë anonime, nëpërmjet të cilës janë mbledhur dhe sintetizuar përvoja të inspektorëve lokal në lidhje me zbatimin e Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese (LMI) dhe ligjeve tjera lidhur me punën e tyre, por edhe propozimet e tyre për përmirësimin e kornizës ligjore, modelin e funksionimit, pavarësinë, efikasitetin dhe kompleksitetin e shërbimeve inspektuese lokale, njofton Portalb.mk.

Sipas anketës, mbi 76% e inspektorëve, Ligjin për Mbikëqyrje Inspektuese e shohin të mirë ose shumë të mirë, por i shohin dobësi në lidhje me harmonizuimin e tij me ligjet tjera, procedurën për licencim të inspektorëve dhe mospërfshirjen e inspektorëve tatimor.

“83% e inspektorëve komunal kanë theksuar se shërbimi i tyre inspektues “nuk është” ose “nuk është mjaftueshëm” i ekipuar. Thuajse në çdo komunë mungojnë inspektorë për fusha të caktuara të mbikëqyrjes inspektuese. Sipas inspektorëve, shërbimet inspektuese komunale nuk kanë as pajisje përkatëse për mbikëqyrje inspektuese, automjete kompjuterë, etj.”, thuhet në anketën e publikuar nga NVO Infoqendër.

71.9% nga inspektorët e anketuar vlerësojnë se modeli aktual i shërbimeve inspektuese duhet të ndryshohet. 47.9% vlerësojnë se mbikëqyrja inspekjtuese lokale që të jetë më efikase duhet të ndryshohet me shërbim inspektues në nivel rajonal.

Anketa është zbatuar në kuadër të projektit “Shërbime inspektuese lokale në interes të qytetarëve”, mbështetur nga programi Civica Mobilitas.

Në anketë kanë marrë pjesë gjithsej 96 inspektorë komunal, 8 prej të cilëve janë udhëheqës të sektorëve për mbikëqyrje inspektuese, 10 udhëheqës të shërbimeve inspektuese, 61 inspektorë të licencuar dhe 17 kandidatë për inspektorë. Pyetësori ka përmbajtur 18 pyetje të tipit të hapur dhe të mbyllur, me mundësi për vendosjen e komenteve dhe propozimeve shtesë.

Ndryshe, ashtu siç ka shkruajtur Portalb.mk Shërbimet inspektuese në Maqedoninë e Veriut do të digjitalizohen që inspektimet të jenë më efikase dhe të shpejta, por edhe që të zvogëlohet mundësia e korrupsionit. Ky është mes tjerash qëllimi i Platformës “E-inspektor” për modernizimin e shërbimeve inspektuese, i cili po përgatitet me ndihmën e Bankës Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim (BERZH), projekt i cili ka filluar në shkurt të këtij viti dhe do të zgjatë 18 muaj apo deri në gusht të vitit 2023 nën kujdesin e Këshillit Inspektues. Deri në vitin 2024 parashikohet që “E-inspektor” të lidhet me të gjitha 28 shërbimet inspektuese. Ai do të jetë i lidhur me të gjitha shërbimet inspektuese të nivelit qendror, me mundësi të kyçjes edhe të inspektorëve komunal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button