Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 85-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ne seancën e 85-të vendosi që 1.1 miliard denarë të shpenzohen për furnizimin e rregullt me energji termike në Qytetin e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

U miratua propozim-ligji për shpalljen e Кëtës së Studençicës si një sipërfaqe e mbrojtur – Park. Ky propozim do të dorëzohet në Kuvend për miratim.

Qeveria shqyrtoi Informacionin nga SH.A. “Menaxhimi me ujërat e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, duke kërkuar nga Këshilli Drejtues që të shkarkojë drejtorin dhe në të ardhmen të gjitha marrëveshjes të nënshkruhen me pëlqimin e Ministrisë së Financave. Ata vendosën që mëditjet e anëtarëve të Këshillit Drejtues në 12 muajt e ardhshëm të zvogëlohen për 50 përqind, ndërkohë ka kërkuar edhe uljen e investimeve kapitale.

Qeveria vendosi për dhënien e letrave në vlerë në tregun gjerman në vlerë prej 250 milionë euro, me një shkallë të interesit prej 3.75 %.

Në seancë u shqyrtua edhe Informacioni për nisjen e përpunimit të Planit të ri Nacional për menaxhimin me cilësinë e sektorit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitet 2023-2025, përgatitur nga Ministra për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button