Sonte do të luajë Shqipëria dhe Kosova në Ligën e Kombeve
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot me atë të Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve. Nëse Shqipëria fiton këtë ndeshje, i afrohet për një pikë vendit të parë në grupin 2 të Ligës B, Izraelit.
Kombëtarja shqiptare ka një ndeshje më pak në grup, ndërsa nëse fiton dy ndeshjet e fundit, ka gjasa reale që të përfundojë e para në grup.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv, nga ora 20:45, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë, sot edhe Kosova zhvillon ndeshjen e parafundit të Ligës së Kombeve, ku përballet me Irlandën e Veriut, nga ora 18:00.