Ministrja Çitaku: Me Serbinë vetëm fqinjësi të mirë

Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, pas kthimit nga Beogradi deklaroi se  ua ka sqaruar qytetarëve serbë se Pavarësia e Kosovës s’ka kthim mbrapa.

“Gjatë qëndrimit në Beograd ua kam bërë të qartë institucioneve të Serbisë se Kosova është realitet i ri, dhe se me Serbinë mund të ketë vetëm fqinjësi të mirë, e asgjë tjetër”. Kështu ka thënë ministrja e integrimeve, Vlora Çitaku, gjatë një interviste për ‘Zërin’.

Çitaku ka theksuar se gjatë pjesëmarrjes në një konferencë të shoqërisë civile në kryeqytetin serb nuk e ka pasur as më të voglin provokim. Ajo thotë se në të ardhmen do ta vizitojë Luginën e Preshevës, por kjo vizite, siç thotë ajo, nuk mund ta përmirësojë shumë gjendjen e shqiptarëve në Luginë sa e përmirëson normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button