Zjarr në një ndërtesë në Ohër, nuk ka të lënduar

Një zjarr i madh ka kapluar mbrëmë një ndërtesë në qendër të Ohrit e cila ndodhet në  rrugën “Turistiçka”, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Ekipet e zjarrfikësve kanë ardhur menjëherë në vendin e  ngjarjes dhe  i kanë larguar banorët, ndërsa policia ka bllokuar rrugën në drejtim të ndërtesës, të cilën e ka kapluar zjarri.

Mediat lokale, kanë informuar se shkak i rënies së zjarrit mund të ketë qenë problemi me rrjetin elektrik, ndërsa si pasojë e këtij defekti janë dëgjuar edhe disa shpërthime. Për të penguar përhapjen e zjarrit, ndërkaq është shkyçur edhe rryma elektrike e ndërtesës.

Lajme të ngjashme

Back to top button