Vazhdoi ulja e rasteve aktive me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 656 të testuarve kanë rezultuar 89 të infektuar, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
- Raste të reja: 89
- Riinfektime: 26
- Të vdekur: 1
- Të vdekur të raportuar në Termini im: 0
- Të shëruar: 125
- Testime: 656
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 689. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Prilepi dhe Kumanova.
Nga fillimi i pandemisë:
- Të infektuar: 342.075
- Të shëruar: 331.865
- Të vdekur: 9.521
- Testime: 2.161.598
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/