Kompromisi mes Shkupit dhe Sofjes garanton ardhmërinë dhe miqësinë mes dy popujve, vlerëson ambasadorja franceze në Sofje
Të gjithë së bashku, bullgarët, maqedonasit si dhe kryesimi francez me Bashkimin Evropian, punua, së bashku që Evropa të mund të jetë më e fuqishme, që problemet historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të gjejnë mirëkuptim më të madh, deklaroi sot ambasadorja e Francës në Sofje, Florens Robin, transmeton Portalb.mk.
“Ishim të hapur, dëgjuam edhe njërën palë edhe tjetrën dhe mendoj se arritëm kompromis i cili do ta garantojë ardhmërinë dhe miqësinë mes popujve”, theksoi ambasadorja në deklaratë për BGNES.
Sipas saj, Evropa momentalisht duhet të jetë e unifikuar para sfidave të mëdha që i sjellin krizat e shumta me të cilat përballemi.
“Tani më shumë se kurdoherë kontinenti evropian duhet të jetë së bashku, ne të gjithë duhet të bashkohemi që t’i tejkalojmë të gjitha vështirësit dhe sfidat me të cilat përballemi, sepse më e rëndësishme se gjithçka është që, edhe pse jemi të ndryshëm, të jemi të unifikuar dhe të ecim përpara së bashku”, deklaroi ambasadorja Robin.
Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.
Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.
Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria. Sofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.
- LEXO: Nuk ka marrëveshje, në tetor do të takohet përsëri Komisioni i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë
- LEXO: Për të dytën ditë me radhë takohet komisioni për çështje historike dhe arsimore ndërmjet RMV-së dhe Bullgarisë
- LEXO: Maqedonia e Veriut e emëroi anëtarin e ri në Komisionin e përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë
- LEXO: Fillimi i skriningut, Grupi Punues përgjegjës për Zgjerimin e BE-së sot do të vizitojë RMV-në