Falimenton Radio Dibra, le duarthatë gazetarët

Vendimi i fundit nga ana e Këshillit për Radiodifuzion thotë se Radio-Dibra  ka falimentuar ndërsa gazetarëve ende nuk u janë paguar rrogat e mbetura pas. Qeveria diku në vitin 2006 e solli Ligjin e ri për radiodifuzion që radiot shtetërore në kontinuitet ose të privatizohet ose të njëjtat të shuhen. 

Pasi që ambientet e Radio-Dibra janë të vendosura në Qendrën për kulturë, me ndarjen e saj si njësi  më vete ky vend i ka takuar Ministrisë. 

Për ta privatizuar të njëjtën punonjësit  e Radio Dibrës nisën me procedurat gjyqësore. Kërkesa për pronësi në Kadastër dështoi, pronësia është e Qendrës për kulturë-Dibër, kështu vlerësonin në Ministrinë për kulturë. Problemi i këtij institucioni rrjedh që nga viti 2006 duke nisur me pronësinë e radios, me pagat dhe kontributet të cilat nuk janë paguar me shtatë vite.

”Procesi gjyqësor vazhdon dhe shpresojmë të marrim atë që na takon. Kam punuar 30 vjet në Radio Dibra, u rrita dhe mësova gazetarinë në këtë shtëpi  të bekuar informative,mirëpo në fund u zhgënjyem të gjithë,krahas 28  radiostacione në Maqedoni edhe Radio Dibra u bë kurban i vendit. Ne nuk kërkojmë asgjë të huajën,kërkojmë hisen tonë dhe mundin tonë,këto mure janë ndërtuar nga duart  tona,jemi ne ata që krijuam një media elektronike me emisione të shumta edukative dhe në fund mbetëm pa strehë në kokë” theksoi gazetarja Vera Todorovska, gazetare në radio me 30 vjet përvojë pune.

Vlen të përmenden çmimet e mëdha të këtyre gazetarëve të cilët janë dekoruar në manifestimin “Ditët e Radios maqedonase”.

Më datë 7 shkurt të vitit 1965, për herë të parë  në eterin e valëve u dëgjua “Ju flet Radio-Dibra”, radiostacioni i parë shtetëror në Dibër. Funksionimi i saj u arrit falë teknikës së dhuruar nga Radio Shkupi. Emisione të shumta në tre gjuhë,atë shqipe,maqedonase dhe turke,kënaqnin dëgjuesit  dibran  duke emituar edhe programe të shumta nga sfera e kulturës, politikë,sport dhe informacione të tjera që kishin të bëjnë me komunën e Dibrës.

Emisionet informative emitoheshin dy herë në ditë, të mbushura plot e përplot me lajme që dibranët të kenë njohuri për atë se si zhvillohen ngjarjet në qytet. Në programin dhijetorësh dëgjuesit dëgjonin këngë të zhanreve të ndryshme të cilat paraqisnin laramani në program. 
Në frekuencën 94.4  mgh  tetë gazetarë më punë të palodhshme pasuruan këtë program edukativ që Radio Dibra të jetë shembull i pamposhtur për qytetin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button