Seanca për zgjedhjen e Joveskit gjyqtar kushtetues vazhdon sot

Komisioni Parlamentar për zgjedhje dhe emërime sot duhet të vazhdojë seancën për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë kushtetues, transmeton Portalb.mk.

Në seancë duhet të vazhdojë debati për kandidaturën për gjyqtar kushtetues të Lubomir Joveskit, prokurori aktual publik i Republikës së Maqedonisë.

Fjalën e fundit mbrëmë e dha deputetja e VMRO-DPMNE-së, Lidija Petkovska, e cila kritikoi punën e Joveskit.

Në prezantimin e saj, Petkovska tha se Joveski i ndryshon deklaratat e tij sipas nevojave të qeverisë. Sipas saj, një jurist i dalluar nuk i ndryshon pikëpamjet e tij me direktivë, por i peshon fjalët e tij, veçanërisht nëse ato i referohen çështjeve thelbësore.

Lubomir Joveski është kandidati i propozuar nga LSDM-ja dhe është i fundit që diskutohet nga Komisioni.

Kujtojmë se anëtarët e Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime në seancën e 12 shtatorit nuk e përkrahën zgjedhjen e profesorit universitar Savo Klimovski për gjyqtar kushtetues, siç kishte propozuar opozita.

Anëtarët e këtij Komisioni ditëve të fundit u dhanë përkrahje kandidatëve Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil dhe gjyqtarin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender.

Të premten, filtrin e komisionit nuk e kaluan kandidatët Todor Vitlarov, i punësuar në Prokurorinë e Lartë Publike në Shtip, gjyqtari në pension Branko SekulovskiVoislav Dimovski, prokuror publik deri së fundmi nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër dhe gjyqtarja e Gjykatës Administrative, Vesna Jovanovska, Deri më tani është refuzuar edhe kandidatura e profesoreshës universitare Rodna Zhivkovska, e cila është propozuar nga opozita.

Gjykata Kushtetuese ka më shumë se një vit që punon me një përbërje jo të plotë. Nga nëntë anëtarët e planifikuar, katërve u ka skaduar mandati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button