As profesori Savo Klimovski nuk e kaloi filtrin e komisionit për gjyqtar kushtetues

Anëtarët e Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime në seancën e sotme nuk kanë përkrahur zgjedhjen e profesorit universitar Savo Klimovski për gjyqtar kushtetues, siç ka propozuar opozita, transmeton Portalb.mk nga 360 Shkallë.

Diskutimi i komisionit do të vazhdojë pas pauzës, kur duhet të shqyrtohet biografia e prokurorit publik të Republikës Ljubomir Joveski, i propozuar për gjyqtar kushtetues nga partitë në pushtet.

Deputetët e opozitës VMRO-DPMNE theksuan se kandidatët për gjyqtarë kushtetues të propozuar nga partitë në pushtet nuk i plotësojnë kushtet dhe nuk janë të përshtatshëm për t’u zgjedhur në këtë pozitë.

Ata po ashtu theksuan se kandidatët nga partitë opozitare janë më profesionistë dhe më kompetentë se kandidatët e propozuar nga qeveria. Ata theksuan se asnjë nga kandidatët e shumicës qeverisëse nuk e meriton vendin në Gjykatën Kushtetuese.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Eli Panova, theksoi se për përfaqësuesit e pushtetit nuk kanë rëndësi as emrat, as biografitë dhe as puna e kaluar e kandidatëve, por është e rëndësishme që ata të jenë të korruptuar.

Anëtarët e këtij Komisioni ditët e fundit u dhanë përkrahje kandidatëve Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil dhe gjyqtarin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender.

Të premten, filtrin e komisionit nuk e kaluan kandidatët Todor Vitlarov, i punësuar në Prokurorinë e Lartë Publike në Shtip, gjyqtari në pension Branko Sekulovski, Voislav Dimovski, prokuror publik deri së fundmi nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër dhe gjyqtarja e Gjykatës Administrative, Vesna Jovanovska, Deri më tani është refuzuar edhe kandidatura e profesoreshës universitare Rodna Zhivkovska, e cila është propozuar nga opozita.

Gjykata Kushtetuese ka më shumë se një vit që punon me një përbërje jo të plotë. Nga nëntë anëtarët e planifikuar, katërve u ka skaduar mandati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button