Voisllav Dimovski nuk ka marrë mbështetje për gjyqtar kushtetues nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime
Komisioni për zgjedhje dhe emërime sot pasdite nuk e ka konstatuar propozimin që Voisllav Dimovski të zgjidhet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, raporton MIA. Dimovski, deri vonë prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër, nga opozita ishte propozuar për gjyqtar kushtetues.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov theksoi se në gjyqësi po bëhet një partishmëri ekstreme dhe se përzgjedhja e gjyqtarëve nuk bëhet në Kuvend, por tashmë është një çështje e dakorduar. Ai tha se anëtarët e Komisionit nga shumica nuk janë të pranishëm në sallë për t’u përballur me pyetjen se kush i plotëson kriteret për avokat të dalluar dhe kush jo.
“Nuk morëm përgjigje për pyetjet tona të panumërta, sipas të cilave kritere u zgjodh Tatjana Vasiq, dhe nuk u zgjodh gjyqtari Todor Vitlarov, me përvojë shumëvjeçare gjyqësore. Ne propozojmë kandidatë si Voisllav Dimovski, Vitllarov, që të jenë kontrast me ata të propozuar nga shumica. Tatjana Vasiq, pa përvojë gjyqësore, ka qenë këshilltare në Ministrinë e Shëndetësisë, më pas në atë të Drejtësisë. Ndërsa ajo ishte këshilltare në Ministrinë e Shëndetësisë, shumë nga ligjet e propozuara nga ajo ministri u shtynë këtu, tha Lefkov.
Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime duhet të vazhdojë të hënën diskutimin për gjyqtarët kushtetues.
Komisioni i Kuvendit për Çështje dhe Emërime gjithashtu nuk e konfirmoi propozimin e gjyqtarit në pension, Branko Sekullovski, që të zgjedhet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Mbështetje nuk mori as gjykatësja nga Gjykata Administrative, Vesna Jovanovska, dhe propozimi i kandidatit për gjykatës Todor Vitlarov.
- LEXO: Kandidatët e opozitës, Branko Sekullovski dhe Vesna Jovanovska nuk morën mbështetje që të bëhen gjyqtarë kushtetuese
- LEXO: RMV, Komisioni kuvendor dha mbështetje për Bozaxhievën që të propozohet për gjykatëse kushtetuese
- LEXO: RMV, zgjedhja e gjyqtarëve kushtetues rikthehet në rend dite të komisionit parlamentar