Komisioni parlamentar sot do të debatojë për zgjedhjen e Joveskit gjyqtar kushtetues

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime sot vazhdon me debatin nëse Joveski duhet të jetë gjyqtar kushtetues dhe do të vazhdojë nesër në ora 10:00, transmeton Portalb.mk.

Deputetët e opozitës theksuan se sa herë që LSDM është në pushtet Joveski përparon në karrierën e tij, si dhe se asnjë nga propozuesit e shumicëa në pushtet nuk e ka sqaruar propozimin që Joveski të jetë gjyqtar kushtetues.

“Mendoj se në këtë mënyrë po demonstrojmë arrogancë klasike të qeverisë, ndaj pakicës parlamentare për momentin, ndaj demokracisë dhe ndaj qëndrimit në përgjithësi ndaj institucioneve në shtet.
Mendoj se është jashtëzakonisht e pasaktë dhe e papranueshme që unë si deputet, pavarësisht nëse vij nga pushteti apo opozita, të diskutoj për një propozim që nuk është shpjeguar fare nga propozuesit”, tha deputeti Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.

Sipas Ane Lashkoskës, deputete nga VMRO-DPMNE-së, kjo është goditja përfundimtare që qeveria po i bën Gjykatës Kushtetuese.

“Në hulumtimet e fundit ishte rasti që qytetarët kanë tetë për qind besim te gjyqësori, sondazhi tjetër do të jetë zero për qind. Lirisht mund të supozojmë se pas këtyre votave, këtyre dëshirave, këta ekzekutorë të Zaevit do të bëhen gjyqtarë kushtetues, mund të supozojmë se më nuk ka Gjykatë Kushtetuese në Republikën e Maqedonisë”, tha Laskoska.

Bashkëpartiakeja e saj Daniela Hristova, nga ana tjetër, tha se Joveski ka përvojë në gjyqësor, por, siç tha ajo, ka përvojë edhe në një numër të madh të aferave dhe skandaleve kriminale. Ajo tha se ky kandidat nuk mund të jetë një gjyqtar i mirë, i paanshëm dhe i drejtë kushtetues.

Kujtojmë se anëtarët e Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime në seancën e djeshme nuk e përkrahën zgjedhjen e profesorit universitar Savo Klimovski për gjyqtar kushtetues, siç kishte propozuar opozita.

Anëtarët e këtij Komisioni ditët e fundit u dhanë përkrahje kandidatëve Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil dhe gjyqtarin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender.

Të premten, filtrin e komisionit nuk e kaluan kandidatët Todor Vitlarov, i punësuar në Prokurorinë e Lartë Publike në Shtip, gjyqtari në pension Branko SekulovskiVoislav Dimovski, prokuror publik deri së fundmi nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër dhe gjyqtarja e Gjykatës Administrative, Vesna Jovanovska, Deri më tani është refuzuar edhe kandidatura e profesoreshës universitare Rodna Zhivkovska, e cila është propozuar nga opozita.

Gjykata Kushtetuese ka më shumë se një vit që punon me një përbërje jo të plotë. Nga nëntë anëtarët e planifikuar, katërve u ka skaduar mandati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button