Varrimi i mbretëreshës pas dhjetë ditësh, Çarlsi nesër do të shpallet mbret

Në dhjetë ditët e ardhshme britanikët dhe bota do t’i thonë lamtumirën mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq dje në moshën 96-vjeçare, por ende nuk dihet data e varrimit, transmeton Portalb.mk.

Pasi arkivoli me trupin e saj të sillet nga Skocia në Londër, ai do të shfaqet në Westminster Hall për rreth katër ditë para funeralit, duke i lejuar njerëzit të kalojnë pranë tij. Salla e Madhe është pjesa më e vjetër e Pallatit të Westminsterit.

Ky nder iu dha për herë të fundit nënës mbretëreshë në vitin 2002.

Arkivoli do të sillet në Westminster Hall nga Buckingham Palace në një procesion të ngadaltë, i shoqëruar nga një paradë ushtarake dhe anëtarë të familjes mbretërore. Qytetarët do të mund të shikojnë kortezhin teksa kalon nëpër rrugë.

Funerali shtetëror i Mbretëreshës pritet të bëhet në Katedralen Westminster në më pak se dy javë. Dita e saktë do të konfirmohet më tej nga Buckingham Palace. Vendi i saj i fundit i prehjes do të jetë në Shën Gjergj në Kështjellën Windsor.

Edhe vende të tjera mbajnë zi për mbretëreshën, kështu që Brazili shpalli tri ditë zie dhe Kanadaja shpalli dhjetë ditë zie.

Mbreti i ri britanik nga dje është Charles III, shpallja zyrtar e të cilit është planifikuar të bëhet nesër në Pallatin St. James në Londër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button