Presidentja sllovake Çaputova në Shkup: Sllovakia e mbështetet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti Presidenten e Republikës së Sllovakisë, Zuzana Çaputova, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të vizitës, përveç takimit kokë më kokë, u mbajt edhe takimi plenar i delegacioneve zyrtare të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë, pas së cilës presidenti Pendarovski dhe presidentja Çaputova mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

“Kjo vizitë konfirmon trendin pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, aq më tepër që është realizuar kur procesi ynë i anëtarësimit në Bashkimin Evropian tashmë ka filluar. Ne mirëpresim përvojat sllovake nga procesi i anëtarësimit në Bashkim, të cilat me siguri do të na ndihmojnë shumë në këtë proces. Me këtë rast, dua të falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme dhe jashtëzakonisht të zëshme sllovake për integrimet evropiane të Maqedonisë. Pikërisht kur ishte më e vështira, Sllovakia, si një mik i vërtetë, na mbështeti në të gjitha situatat, pa kalkulime. Shpresojmë për qasje të ngjashme në të ardhmen nga të gjitha vendet anëtare, duke ndjekur pikërisht qëndrimin parimor të Sllovakisë, si një nga forcat lëvizëse të Grupit të Vishegradit”, tha Pendarovski.

Në kuadër të vizitës, në kishën “Shën Spas” në Shkup, presidentja Çaputova dhe presidenti Pendarovski do të vendosin kurora lulesh mbi varrin e Goce Dellçevit.

Gjithashtu, presidenten Çaputova dhe delegacionin sllovak, në pllajën para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i priti edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Në takim u konfirmuan relacionet miqësore dhe të ngushta mes dy vendeve dhe u shpreh një përcaktim i përbashkët për avancimin e tyre të mëtejshëm. Është potencuar mbështetja e hapur e Sllovakisë për perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe në këtë drejtim është shprehur mbështetje e fuqishme nga Republika e Sllovakisë për procesin negociator dhe për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Kryeministri Kovaçevski tha se Qeveria, ashtu si qeveritë e vendeve në Evropë dhe në botë, është e përkushtuar për t’u përballur me pasojat nga lufta në  Ukrainë, me çka Maqedonia e Veriut u pozicionua qind për qind në përputhje me politikën e jashtme të BE-së.

“Gjithashtu, shteti po zhvillon marrëdhënie të mira fqinjësore dhe institucionet janë të përcaktuara që të jenë efikase në zbatimin e procesit të skriningut, i cili është edhe një plan për procesin e negociatave, me çka është reale dhe e realizueshme qëllimi për  anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Gjatë bisedës u theksua rëndësia e fokusit të të gjitha subjekteve politike drejt interesave  shtetërore. Kryeministri Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri Grubi theksuan edhe rëndësinë e mbështetjes nga Grupi i Vishegradit dhe përvojat e përbashkëta në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, i cili është vlerësuar si i rëndësishëm në procesin për BE-në. Në takim është shprehur përgatitja e përbashkët që  vendet ti avancojnë marrëdhëniet dypalëshe në fushën e ekonomisë dhe si partnerë në NATO, në përballimin e të gjitha sfidave aktuale”, thuhet në kumtesë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua situatës energjetike në nivel botëror, e cila reflektohet edhe ndaj shteteve, ndërsa u shqyrtuan mundësitë e reja për lidhje energjetike, si dhe është vlerësuar  nevoja për bashkëpunim të ngushtë të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në zgjidhjet e mundshme.

Për shkak të vizitave zyrtare në vend nga presidentja e Sllovakisë dhe ai i Italisë, nga dje e deri të premten në kryeqytet do të zbatohet regjim i veçantë komunikacioni.

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, nesër dhe pasnesër do të jetë për vizitë zyrtare në vend.

Vizita të tilla po zhvillohen në prag të nisjes së procesit të skriningut të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimi Evropian.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button