RMV, ulje e rasteve aktive me Covid-19 gjatë fundjavës

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në tri ditët e fundit prej 1 561 të testuarve kanë rezultuar 389 të infektuar, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon: 

  • Raste të reja: 389
  • Riinfektime: 94
  • Të vdekur: 2
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 2
  • Të shëruar: 698
  • Testime: 1 561

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 1 926. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Ohri, Kavadari dhe Prilepi.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 339.881
  • Të shëruar: 328.478
  • Të vdekur: 9.477
  • Testime: 2.149.075

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button