Rama: Rilindja fitoi mbi rrënimin

“Rilindja fitoi mbi rrënimin”. Me këtë fjali kreu i PS-së, Edi Rama ka nisur konferencën e parë për shtyp nga selia e PS-së, në fund të orarit zyrtar të votimit.

“Aleanca për Shqipërinë Evropiane do të realizoë objektivin e saj. E treta, komisionerët dhe KQZ kanë përpara ligjin elektoral,që përcakton qartësisht modalitetet se si duhet veprohet kur mbërrihet limiti kohor ora 7 dhe kur ka ende zgjedhës që presin, vetëm ata që presin kanë të drejtën e votimit, qendra të hapura në pritje të të tjerëve ligji nuk i parashikon dhe komisionet bashkë me KQZ duhet t’i ndalojnë”- tha Rama.

Ai i ka bërë apel drejtorit të përgjithshëm, “Burghaj, nëndrejtorit Kulicaj, së bashku me një sërë drejtuesish të policisë që janë evidentuar në përfshirje të strategjisë elektorale të pushtetit dhe jo në shërbim të shtetit është ora të vihen plotësisht në shërbim të shtetit dhe ligjit elektoral e të mos e çojnë më tutje rrëshqitjen në drejtim të antiligjit”- tha Rama.

Sipas tij, ndërkohë që populli sovran është shprehur me votë, administrimi i procesit duhet të garantohet nga administrata zgjedhore, ndërkohë që policia e shtetit duhet të bëjë detyrën sipas ligjit.

“Vula e fitores së Rilindjes së bashku me këtë proces duhet të  jetë e plotë, e pastër dhe pa asnjë ekuivok”- tha ai, transmeton Panorama.

Lajme të ngjashme

Back to top button