Berisha:‘Votimi arritje e madhe, respektoj verdiktin e sovranit’

Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka vlerësuar procesin e votimit, sipas tij me arritje të mëdha, ka falenderuar komisionerët për punën e mirë, ka shprehur bindje për fitore të shkëlqyer dhe ka deklaruar se do respektojë verdiktin e sovranit.

Në një konferencë për mediat në orën 18.34 Berisha ka kërkuar nga komisionerët të mbajnë qendrat hapur deri sa ka njerëz para dyerve.

Berisha ka përsëritur deklaratën se do të respektojë pa asnjë hezitim verdiktin e sovranit, duke thënë se këtë premtim apo garanci nuk e ka dëgjuar ‘nga shoku i Kurbanit’.

“Sot komisionerët kanë qenë njerëzit e ligjit dhe kurrë ndonjëherë ligjin anekënd vendin nuk është zbatuar më me përgjegjësi e vendosmëri se ditën e sotme, historia e bllokimeve të pjesshme duket se është arkivuar në tërësi komisionerët kanë qenë në lartësinë e duhur, keqkuptimet momentale janë zgjidhur brenda një afati kohor të pranueshëm”- tha Berisha.

Berisha i është drejtuar me një thirrje komisionerëve që në përputhje me ligjin të mbajnë të hapur qendrat e votimit për sa kohë para derës ka njerëz që presin. 

Sipas tij, kjo është ora në të cilën tre kategori njerëzish do të drejtohen:
Të rinjtë, që duke pasur këtë ditë të bukur kanë pasur si magnet plazhet dhe kthehen të votojnë
Të moshuarit në këtë ditë më vapë se kanë pasur të lehtë të presin në radhë, duhet ti nderojmë tu japim mundësi të votojnë.Një pjesë e emigrantëve që kanë ardhur, por kanë pasur dhe malle për të shuar me familarët e tyre, shkruan Panorama.

Lajme të ngjashme

Back to top button