Deri më 28 gusht do të zhvillohet edicioni i 61-të i mbrëmjeve strugane të poezisë

Në qytetin e Strugës deri më 28 gusht do të zhvillohen aktivitetet në kuadër të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, transmeton Portalb.mk.

“Mbyllja ceremoniale e festivalit tradicionalisht do të jetë të dielën më 28 gusht në Urën e Poezisë me leximin poetik “Urat” dhe me ndarjen e çmimeve “Kurora e Artë” dhe “Urat e Strugës” që ndahen nga Mbrëmjet strugane të Poezisë dhe UNESCO për librin më të mirë debutues dhe “Vllezërit Miladinovci””, bëjnë të ditur nga Ministria.

Në këtë manifestim pritet pjesëmarrja e 24 poetëve nga vendet tjera dhe 30 nga Maqedonia, ndërsa mysafir special pritet të jetë fituesi i “Kurorës së Artë” të vitit të kaluar, poeti izraelit Amir Or.

“Laureati i këtij viti, për shkak të moshës së shtyrë (91 vjeç) dhe rreziqeve shëndetësore, nuk do të jetë fizikisht i pranishëm dhe “Kurorën e Artë” do ta marrë i biri Kensaku Tanikava në emër të tij”, raportoi Ministria e kulturës.

Qytetit të Strugës do t’i shtohet edhe një pemë për nder të fituesit të çmimit më të lartë të ngajres, “Kurorës së Artë” për vitin 2022, poetit japonez Shuntaro Tanikava.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button