Bekim Sali: Nuk po largohem, mbetem edhe më tej ministër

Ministri aktual i Shëndetësisë, Bekim Sali, nuk tërhiqet nga pozita e tij ministrore, e as nuk vjen ndonjë kuadër i ri nga LSDM-ja, ka konfirmuar ai në një prononcim për “Fokus”.

“As nuk kam planifikuar dhe as nuk ka një gjë të tillë që të tërhiqem nga pozita. Pikërisht tani në shtator, kemi projekte të shumta që po planifikojmë t’i realizojmë. Këtu është edhe edhe Qendra Klinike. Por, padyshim që nuk janë dakord me disa gjëra, ndaj mundohen të diskreditojnë punën time”, tha Sali.

Ai në këtë pozitë erdhi para disa muajsh në vend të ish-ministrit Venko Filipçe, i cili drejtoi ministrinë përkatëse për pesë vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button