Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi për formimin e Trupit Koordinues për trajtimin e murtajës afrikane te derrat

Në seancën e 69-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos për themelimin e Trupit Koordinues me qëllim menaxhimin e situatës në lidhje me murtajën afrikane te derrat, transmeton Portalb.mk.

“U shqyrtua dhe miratua Informacioni për situatën në lidhje me shfaqjen dhe përhapjen e murtajës afrikane të derrat dhe miratoi Vendim  për formimin e Trupit Koordinues për përmirësimin e koordinimit institucional për marrjen e masave për trajtimin e murtajës afrikane te derrat”, deklaroi Qeveria, duke rekomanduar Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale t’i respektojnë masat.

Qeveria në lidhje me këtë situatë, angazhoi Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë për Punë të Brendshme dhe Ministrinë e Financave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button