Dënime me kusht për gjashtë persona për incidentet para Kuvendit të RMV-së në protestat anti-evropiane

Edhe gjashtë persona të tjerë të akuzuar për incidentet para Kuvendit gjatë protestave anti-evropiane në Shkup morën dënime me kusht. Ata në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Penale në Shkup e kanë pranuar fajësinë për ngjarjet para Kuvendit më 5 korrik të këtij viti. Gjashtë persona janë dënuar për veprën penale “pjesëmarrje në turmë”, shkruan Portalb.mk.

“Të gjashtë të pandehurit, vullnetarisht, e kanë pranuar fajin për veprën me të cilën ishin ngarkuar dhe pas vlerësimit të të gjitha rrethanave lehtësuese dhe rënduese, Gjykata ka sjellë aktgjykim të shkallës së parë me të cilin katër prej të pandehurve iu shqiptuan masa alternative – dënim me kusht në kohëzgjatje prej dy vjet burg, dënim që nuk do të zbatohet nëse nuk kryejnë ndonjë vepër të re gjatë katër viteve të ardhshme, kurse dy prej të pandehurve, të cilët pak para ngjarjes kanë mbushur 18 vjeç, u është caktuar një masë alternative – dënim me kusht një vit burg, i cili nuk do të zbatohet nëse në tre vitet e ardhshme nuk kryejnë një vepër të re dhe njëkohësisht ndaj tyre është caktuar masa – mbikëqyrje të intensifikuar”, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Kundër këtyre aktgjykimeve, në pjesën e dënimit, të dënuarit kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në Shkup.

Kah fundi i muajit të kaluar, shtatë djem të akuzuar për të njëjtën vepër – “pjesëmarrje në turmë” – morën dënime me kusht me dy vjet burg, pasi edhe ata u deklaruan fajtorë para Gjykatës.

Të pandehurit janë ndjekur për shkatërrimi e gardhit mbrojtëse të Kuvendit, prej ku kanë hedhur gurë, pllaka bekatoni, objekte të hekurit, sinjalistikë rrugore, kosha plehrash dhe mjete piroteknike ndaj punonjësve të policisë të vendosur në kordon për mbrojtjen e godinës së Kuvendit, gjatë së cilës dhjetëra policë kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Përfundoi protesta antievropiane në Shkup, ka policë të lënduar dhe protestues të arrestuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button