Aplikimet për bursat Chevening të Qeverisë së Britanisë janë të hapura deri më 1 nëntor

Aplikimi për bursat Chevening për të studiuar në Mbretërinë e Bashkuar është hapur  nga 2 gusht dhe do zgjasin deri më 1 nëntor 2022, transmeton Portalb.mk.

Të interesuarit aplikimet duhet t’i dorëzohen përmes këtij linku: www.chevening.org/apply

Shefja e Bursave në Zyrën e Jashtme, të Komonueltit dhe të Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar (FCDO), Naomi Rejner, theksoi se deri sa bota vazhdon të merret me çështjet kryesore globale të tilla si ndryshimet klimatike, bashkëpunimi ndërkombëtar është më thelbësor se kurrë më parë.

Chevening synon të ndërtojë një bashkësi ndërkombëtar të njerëzve të cilët janë të përkushtuar të punojnë së bashku për të nxitur ndryshime pozitive. Ne e bëjmë këtë duke bashkuar njerëz të jashtëzakonshëm nga e gjithë bota dhe duke i mbështetur ata, përmes edukimit, për të arritur qëllimet e tyre. Studiuesit e Chevening japin një kontribut të rëndësishëm në këto bashkësi si dhe bëhen pjesë e rëndësishme e rrjetit tonë prej mbi 50,000 alumni. Chevening përfaqëson më të mirën e Mbretërisë së Bashkuar, duke mirëpritur njerëzit nga mbarë bota për të studiuar, zhvilluar dhe përparuar. Të qenit pjesë e rrjetit Chevening ngjall një ndjenjë të fortë krenarie dhe përgjegjësie. Vazhdimisht frymëzohem nga pasioni dhe përkushtimi i tyre në bashkësinë e Chevening dhe mezi pres të dëgjoj aplikuesit e këtij viti”, tha Rejner.

Nga ana tjetër ambasadori i MB-së në vend, Matthew Loson apeloi që të interesuarit mos të lëshojnë një mundësi të tillë si kjo bursë.

“Nëse jeni të pasionuar për ndryshime, qoftë në nivel lokal apo globale, nëse doni të jeni më të mirët në atë që e bëni dhe nëse keni imagjinatë për të frymëzuar të tjerët, atëherë një bursë Chevening mund të jetë mundësia e përsosur për ju.  Mosha, raca, gjinia, feja dhe prejardhja juaj kulturore nuk kanë rëndësi për ne. Ne duam të shohim që ju keni energji, kuriozitet, dhembshuri një vizion të qartë për të ardhmen tuaj dhe aftësi për të arritur qëllimet tuaja. Rrjeti ynë i të diplomuarve është plot me ndikues dinamikë të cilët kanë ndarë të njëjtën përvojë si ju. Ata mund të ofrojnë inkurajim, mentorim, këshilla dhe kontakte. Kur të ktheheni në shtëpi pas studimeve, duhet të ndiheni të pajisur mirë për të filluar të bëni një ndryshim të mirëfilltë profesional ose shoqëror. Ka shumë për të përfituar nga aplikimi dhe nëse keni profili juaj i përshatet një studiuesi Chevening, unë do t’ju inkurajoja që të aplikoni para afatit të 1 nëntorit”, tha Lonson.

Foto: Ambasada e Britanisë në Shkup
Foto: Ambasada e Britanisë në Shkup

Thirrja për aplikuesit e rinj vijon pas përzgjedhjes së shtatë studiuesve nga Maqedonia e Veriut, të cilët fituan çmimin për të studiuar në një universitet në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit.

Informata më të detajuara mund të gjeni në lidhjen në vijim: www.chevening.org/scholarships

Bursat Chevening u ndahen individëve të ç’do drejtimi të cilët dëshmojnë përkushtimin dhe aftësitë për të krijuar ndryshime pozitive, dhe mund të tregojnë se me diplomë masteri të fituar në MB ta arrijnë këtë. Bursa ofron mbështetje të plotë financiare për studiuesit në programet e studimit master  të shfaqura në cilindo universitet në Mbretërinë e Bashkuar, njëkohësisht duke përfituar qasje në spektrin i gjerë të përvojave akademike, profesionale dhe kulturore.

Që nga krijimi i programit në vitin 1983, mbi 50,000 profesionistë kanë pasur mundësinë të zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar përmes programit Chevening. Ka më shumë se 1,500 bursa që ofrohen globalisht për vitin akademik 2023/2024.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button