FRI kundërshton ‘Javën e Krenarisë’ (LGBTI)

Forumi Rinor Islam, reagon ashpër me rastin e paralajmërimit të së ashtuquajturës “Java e krenarisë” të organizuar nga Qendra LGBT nën moton “Të drejta seksuale dhe shëdetësore të bashkësive të margjinalizuara”, ku janë paraparë të mbahen aktivitete të shumta të këtij grupacioni.

FRI si pjesë e sektorit civil, shprehim revoltën tonë ndaj kësaj iniciative ku në emër të gjoja të drejtave të njeriut, po provokohet dhe nxiten veprime që shpien drejt dëmtimit dhe prishjes së moralit të shoqërisë sonë.

Tentimet e tyre për të dalur publikisht dhe për të thirrur në promovimin e këtyre sjelljeve devijante që sipas analizave shkencore bien në rangun e sëmundjeve, janë në dëm të shoqërisë sonë, që vite dhe shekuj me radhë ka kultivuar vlera të ruajtjes dhe ngritjes së moralit në shoqëri.

Veç kësaj, tentativat e tilla, rrezikojnë të nxisin revoltët te popullata jonë, ku veç më janë paralajmëruar se do të ketë protesta kundër manifestimeve të tilla të turpit.

Forumi Rinor Islam, bën apel deri te institucionet e rendin e në veçanti Ministria e Punëve të Brendshme që mos të lejojë tubime të tilla që nxisin dhe rrezikojnë ecurinë normale të shoqërisë, e poashtu të mos lejojë mbajtjen e evenimenteve që do të nxisin jostabilitetin dhe do të ushqejnë efektin e dhunës në mesin e shoqërisë e në veçanti te të rinjtë.

Gjithashtu, me këtë reagim apelojmë deri te organizatorët e këtyre tubimeve të turpit që të kthjellen dhe të logjikojnë se ku shpien këto veprime. Kërkojmë nga ta që të anulojnë këto tubime dhe manifestime me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së vlerave pozitive në shoqërinë tonë, por edhe në emër të së ardhmes më të shëndosh për neve dhe gjeneratat që vijnë pas.

Lajme të ngjashme

Back to top button