RMV, mbi 800 infektime me Covid-19
Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 1.814 të testuarve kanë rezultuar 815 të infektuar, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
- Raste të reja: 815
- Riinfektime: 158
- Të vdekur: 2
- Të vdekur të raportuar në Termini im: 2
- Të shëruar: 1.252
- Testime: 1.814
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 4.535. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Kumanova dhe Kavadari.
Nga fillimi i pandemisë:
- Të infektuar: 328.995
- Të shëruar: 315.083
- Të vdekur: 9.377
- Testime: 2.120.452
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/