3 persona humbën jetën në aksidentin e pasdites në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut raportoi që në orët e pasdites ka pasur aksident ku kanë humbur jetën tre persona, transmeton Portalb.mk.

“Fillimisht në vendin e aksidentit kanë humbur jetën 3 persona (dy meshkuj dhe një femër), ndërsa një e lënduar është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad””, raportoi Policia.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës- Dibër, në zonën e urës së Strezimirit. Automjeti i pasagjerëve Renault me targa kombëtare Gjermane ka dalë nga rruga.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button