Bideni ftoi Kinën e Rusinë të negociojnë mbi kontrollin e armëve bërthamore

Presidenti i SHBA-së Joe Biden i ka bërë thirrje Rusisë dhe Kinës që të fillojnë negociatat për kontrollin e armëve bërthamore, duke theksuar se Moska duhet të tregojë përgjegjësi të veçantë pas pushtimit të Ukrainës, raporton Koha.net.

Në një deklaratë, ai përsëriti se administrata e tij është e gatshme për “negociata të shpejta” për të zëvendësuar New START, traktatin që skadon në vitin 2026 dhe kufizon sasinë e armëve bërthamore ndërkontinentale të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

“Rusia duhet të tregojë se është e gatshme të vazhdojë të punojë për kontrollin e armëve bërthamore”, tha Biden.

“Por negociatat kërkojnë një partner të vendosur dhe me vullnet të mirë. Agresioni bruto dhe i paprovokuar rus kundër Ukrainës ka prishur paqen në Evropë dhe është një sulm ndaj parimeve themelore të rendit ndërkombëtar”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button