Për tre muaj, në pikat pagesore në RMV janë mbledhur mbi 9,4 milionë euro
Të ardhurat nga pagesa e pikave pagesore në Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore (NPRRSH) në tremujorin e parë të këtij viti arrijnë 581.137.560 denarë, ose mbi 9,4 milionë euro, gjegjësisht 16,37 për qind nga të ardhurat e përgjithshme të planifikuara në atë bazë për vitin 2022.
Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të ardhurat nga pikat pagesore janë më të larta për 6,81 për qind, gjegjësisht për 37.070.841 denarë, tregon Raporti për punën financiare të NPRRSH-së për tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas raportit të NPRRSH-së, të ardhurat nga kompensimi për shfrytëzimin e rrugëve publike për automjete motorike dhe ndihmëse (taksa rrugore) që paguhet gjatë regjistrimit të automjeteve janë 406.271.881 denarë ose mbi 19 për qind nga mjetet e planifikuara për këtë vit.