Planet e kandidates për ambasadore amerikane në Maqedoninë e Veriut

Anxhela Prajs Ageler, kandidatja për ambasadore të SHBA-ve për të në Maqedoninë e Veriut, ka premtuar që do të kontribuojë në luftimin e korrupsionit në Shkup, transmeton Portalb.mk.

VOA raportoi që e kandidatja e presidentit amerikan Xho Bajden, Ageler në Komisionin për Punë të Jashtme në Senat, ka premtuar që do të punojë që t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar strategjinë nacionale përmes së cilës në mënyrë efektive do të kërkohet përgjegjësi nga të korruptuarit.

“SHBA dhe Maqedonia e Veriut kanë shumë prioritetet të përbashkëta, duke përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e qeverisjes së drejtë dhe përforcimin e qeverisjes së mirë”, deklaroi Ageler.

Ajo foli për nxitjen e reformave në drejtësi, transparencën në institucione dhe zhvillimin ekonomik përmes përmirësimit të kushteve për investime. Në fjalimin e saj u përqendrua edhe në sigurinë e vendit, energjinë dhe rrugën eurointegruese.

Ageler theksoi që do të mundohet të dobësojë edhe ndikimin forcave të jashtme dashakeqe në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën. Një nga prioritetet e kësaj fushe është edhe pavarësia energjetike, duke larguar varësinë nga gazi rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button