Shkëndija e kaloi edhe një sfidë në garën për në Conference League
Ekipi nga Tetova, KF Shkëndija, pa vështirësi arriti të eliminojë pengesën e quajtur Valmieras FC në garën për t’u kualifikuar në Europe Conference League, transmeton Portalb.mk.
Tre golat e Shkëndijës për rezultatin 3-1, mundësuan që ekipi që përfaqëson Maqedoninë e Veriut të kalojë në xhiron e radhës në garën për kualifikuese.
Bejtullai, Doriev dhe Ramadani ishin futbollistët që i mundësuan fitoren Shkëndijës, ndërsa për ekipin mysafir ka shënuar Murata.
Ndryshe, në ndeshjen e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve, ekipi i Shkëndijës kishte arritur si mysafir të fitojë me rezultat 1-2.
Më 4 gusht do të jetë ndeshja e radhës kundër ekipit suedez AIK, ndërsa më 11 gusht do të zhvillohet ndeshja kthyese në Maqedoninë e Veriut.