Ethet hemorragjike përfshinë Kosovën, 5 persona të vdekur

Të shtunën rreth orës 16:30, ka ndërruar jetë një 40-vjeçar nga fshati Kralan i Gjakovës, si pasojë e pickimit të rriqrave. Këtë gjë e konfrmoi për gazetën infektologu Sali Ahmeti, i cili njëherësh është edhe shef i repartit të etheve hemorragjike në Klinikën e Infektivës, njofton Zëri.

Ky është rasti i pestë që shënon vdekjen nga pickimi i rriqrave në vendin tonë gjatë këtij sezoni. Sipas doktor Ahmetit, gjendja e pacientit ka qenë shumë e vështirë kur ka ardhur në Klinikën e Infektivës.

“Të premten pasdite ka ardhur në Klinikën e Infektivës dhe gjendja e tij ka qenë jashtëzakonisht e rëndë. Edhe gjatë gjithë kohës jemi munduar që të bëjmë çmos që ta shpëtojmë, por për fat të keq gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë dhe nuk ka mundur të përballojë”, ka treguar Ahmeti, shkruan Zëri.

Ndryshe, të premten ka vdekur edhe një pacient nga rrethi i Malishevës i moshës 31-vjeçare. Zonat të cilat në vendin tonë janë më të rrezikuarat nga prania e rriqrave përpos Malishevës, janë edhe Suhareka, Rahoveci e Klina. V. Halimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button