Mbi një mijë raste të reja me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja alarmante e të infektuarve me COVID-19. Në tri ditët e fundit prej 2 989 të testuarve kanë rezultuar 1 261 të infektuar (mbi 42%). Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend për tri ditët e fundit, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon:

  • Raste të reja: 1 261
  • Riinfektime: 295
  • Të vdekur: 4
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 2
  • Të shëruar: 1 085
  • Testime: 2.989

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 4 305. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 323.425
  • Të shëruar: 309.761
  • Të vdekur: 9.359
  • Testime: 2.108.611

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button