RMV, rekomandimi për lirim nga puna të grupeve të rrezikuara të qytetarëve vazhdohet deri më 27 korrik

Qeveria në seancën e sotme të 64-të, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, e ndryshoi Vendimin lidhur me rekomandimet e ndërlidhura me temperaturat e larta, me ç’rast rekomandimi për lirim nga puna të grupeve të rrezikuara të qytetarëve, midis të cilëve edhe gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, vazhdon të vlejë në periudhën deri më 27 korrik, njofton Portalb.

“Sipas informatave të marra nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, se në shtet, temperatura të larta priten edhe në ditët pas 24 korrikut, Qeveria solli vendim për ndryshim të konkluzionit nga seanca paraprake, i cili u dedikohet lirimit nga puna të disa grupe të personave nga 21 deri më 24 korrik të vitit 2022, me ç’rast ky afat është vazhduar deri më 27 korrik të vitit 2022. Rekomandimi për lirim nga puna në periudhën deri më 27 korrik u dedikohet grupeve të rrezikuara të qytetarëve, midis të cilëve edhe gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç”, informoi pres-shërbimi qeveritar.

Siç thuhet në kumtestën nga ky vendim, në pajtueshmëri me udhëzimet e Avokatit të Popullit, përjashtohet të sëmurët kronik.

“Masat e tjera për mbrojtje të qytetarëve nga moti i nxehtë, të miratuara në seancën e 63-të të Qeverisë mbeten në fuqi”, potencohet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button