Në vend të tre vite burg, Gjykata e Apelit vendosi katër vite burg për shoferin e dënuar për aksidentin në “City Mall”

Gjykata e Apelit në Shkup ia ka shtuar dënimin shoferit Jordan Gjorgiev, i dënuar për aksidentin e trafikut në të cilin humbi jetën 24-vjeçarja Viktorija Nikolova në vendkalimin për këmbësorë pranë “City Mall”, shkruan 360 Shkallë, transmeton Portalb.mk.

Dënimi, siç konfirmohet nga Apeli, është rritur nga tre në katër vjet burg, pas ankesës së pranuar pjesërisht të Prokurorisë, e cila ka kërkuar që t’i shtohet kohëzgjatja e heqjes së patentë shoferit të Gjorgiev, por nuk është pranuar.

Apeli thotë se aktgjykimi me të cilin shpjegohen arsyet e një vendimi të tillë do të bëhet publik së shpejti.

Gjykata e Apelit e hodhi poshtë ankesën e mbrojtjes lidhur me masën e paraburgimit për Gjorgiev, i cili është në paraburgim që nga aksidenti i janarit të këtij viti.

Më herët, Gjykata Penale e dënoi Gjorgiev me tre vjet burg, pas aksidentit në të cilin përveç vdekjes së Nikollovës, mbeti i plagosur edhe i dashuri i saj Leonid Daov.

I akuzuari Jordan Gjorgiev e pranoi fajin dhe gjykimi kundër tij përfundoi me një seancë. Prokuroria Publike më pas konstatoi se shoferi nuk i ka kushtuar vëmendje faktit që semaforët janë fikur dhe, edhe pse ka qenë i detyruar, nuk i ka lëshuar këmbësorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button