Kush qëndron pas Kalinkës në Shkup?

Lufta në Ukrainë ka bërë që shumë shtete të veprojnë ndryshe në arenën ndërkombëtare. Disa qeveri e kanë respektuar ligjin ndërkombëtarë e disa të tjera si Rusia kanë bërë shkelje të rënda dhe kanë ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve të rajonit. Në Ballkanin Perëndimor çështjet mbeten po thuajse të njëjta. Në Shkup protestat kundër propozimit francez janë shndërruar në lëvizje maqedonase kundër etnive tjera e jo kundër Sofjes.

Kur BE-ja sinjalizoi se gjasat janë që para vjeshtës të nisin bisedimet me Tiranën dhe Shkupin, propozimi francez për zgjidhjen e nyjes bullgaro-maqedonase u bë shkas për protesta të dhunshme maqedonase. Protestat tregojnë një anë tjetër, atë të vazhdimit të rritjes së simpatisë ruse në Maqedoninë e Veriut nga popullata maqedonase. Fundja kjo nuk është diçka e re. Simpati dhe dashuri maqedonase ka ekzistuar pavarësisht politikës së jashtme të qeverive në Shkup.

Megjithatë, kësaj here dashuria ndaj Rusisë është pak më dramatike, pasi ajo vjen me një sfond të luftës në Ukrainë nga një vend anëtar i NATO-s dhe shtet kandidat për fillimin e bisedimeve me BE-në. Nga një këndvështrim tjetër gjendja e opinionit në sektorin maqedonas nuk ka qenë në favor ndaj BE-së dhe SHBA-së.

Përkundër ndihmave të jashtëzakonshme nga Brukseli dhe Uashingtoni, me dekada popullata maqedonase më shumë ka pëlyer orentimin pro rus- serb. Simpartia e cila dikur ishte jo aq publike, tani haptazi një vend anëtar i NATO-s bartë dhe shpërndanë elementë shkatërrues për disponimin e vetë aleancës për të pasur dyer të hapura për vendet si Bosnja dhe Kosova.

Dhe njëkohësisht është dëshpëruese për anëtarët tjerë të aleancës, pasi gjendja e sigurisë e një anëtari tjetër me elementë pro rus (e cila fatkeqësisht rrotullohet para syve të NATO-s), është reale. Dhe Rusia bashkë me mjetet hibride po luan vallen e njohur të pas LDB-së Kalinka mu në mes të Shkupit, para ambasadës së SHBA-së dhe të BE-së.

Një indikatorë në dukje e cila po merr formë këto ditë në Maqedoninë e V., është se veprimet e brendshme të forcave pro ruse me ndikim janë aktivizuar drejtpërsëdrejti e jo si më parë me anë të propagandës e cila për momentin nuk është aq e fortë, pasi e njëjta ka kaluar apo manifestohet me veprime klandestine dhe me protesta.

Aktualisht këto dy komponentë të ndikimit janë veprime të hapura dhe që lënë të kuptohet se rusët, forcat mbështetëse në rajon dhe në Maqedoninë e V. janë të interesuara për më shumë. Kjo më shumë mund të zbërthehet në protesta të dhunshme dhe forma tjera të dhunës publike të dëmtimit të pronës shtetërore dhe private ose të nxitjes së konflikteve të izoluara fetare-etnike.

Strategjia e re ruse në Ballkan deri në realizimin e qëllimeve qofshin në proces afatshkurtër apo të mesëm, do të jetë pikërisht në nxitjen e trazirave të brendshme dhe mundësisht marrjen e pushtetit nga forcat politike të mbështetura nga Moska. Në Maqedoninë e V. gjatë dhunës së korrikut, përsëri janë vërejtur disa ngjashmëri me zhvillimet e 2015-16- 17 dhe të 2018-ës, ku njësi të caktuara ruse dhe spiunë rusë të fshehur si diplomatë kanë marrë pjesë në protesta ose tërthorazi kanë qenë planifikues dhe udhërëfyes për rrugën që duhet të ndjekin forcat anti perëndimore dhe anti qeveritare në Shkup.

Këto fakte qeveria e kryeministrit Kovaçevski nuk duhet t’i fshehë dhe aspak nuk duhet të jetë e rezervuar t’i bëjë publike. Njëkohësisht këtë duhet ta bëjë edhe presidenti Stevo Pendarovski hapur dhe bashkë me partitë politike që në të vërtetë me dekada e kanë kundërshtuar aktivitetin rus në Shkup e jo nga parti dhe individë që dikur kanë bashkëpunuar me Rusinë në Maqedoninë e Veriut.

Në politikën lokale dhe kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë së V. nëse këtë gjë do ta thonë partitë që kanë bashkëpunuar me Gruevskin gjatë viteve 2008-2016 është tejet absurde dhe e turpshme. Mirë është që të njëjtit ta pranojnë fajin, të mos akuzojnë parti tjera shqiptare dhe të përqëndrohen në aktivitete tjera demokratike. Në fund mbetet në duart e qeverisë në Shkup për kohëzgjatjen e “vallëzimit” të Kalinkës, flamurit rus dhe këngëve patriotike serbe dhe ruse me motive të Luftës së Dytë Botërore të njohura si Свяще́нная война́”.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button