LSDM: Gruevski të ndërpresë kërcënimet qesharake
“LSDM-ja ka pritur nervozën e kryeministrit i cili vetë me sjelljen e tij jot ë pjekur ka rrënuar klimën politike në Maqedoni, duke e çuar shtetin në kolaps financiar, i shkatërroi marrëdhëniet e brishta ndëretnike dhe komplikoi pozicionin ndërkombëtarë të Maqedonisë”, thotë LSDM ne komunikatën e saj.
“Nëse opozita sjellë një vendim të tillë, Parlamenti në hije do të funksionojë pavarësisht nëse do ose nuk do Gruevski”, thotë LSDM.
Kjo parti thekson se do ët shfrytëzojë të gjitha metodat demokratike për funksionimin jashtë parlamentar dhe për këtë LSDM deh partitë e koalicionit nuk do të kërkojnë leje nga Nikolla Gruevski.