Osmani për propozimin e ri francez: Në kornizë shkruan pastër, gjuha maqedonase

Në kornizë shkruan pastër, gjuha maqedonase, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp duke komentuar propozimin e ri francez, njofton Portalb.

“Korniza miratohet të njëjtën ditë që ne do të themi po për pakon dhe këtu mbyllet Kushtetuta e procesit të negociatave, ky është dokumenti që neve na lidh më tepër me Bashkimin Evropian, në këtë kornizë shkruan pastër gjuha maqedonase pa asnjë shtesë dhe nga ai moment bëhet gjuhë zyrtare në Bashkimin Evropian, fillimisht në procesin e negociatave pastaj me anëtarësimin në BE. Bullgaria dëshironte që ky paragraf për gjuhën të mos ekzistojë fare, të mos qëndrojë fare”, tha Osmani.

Osmani shpjegoi detyrimin që jep propozimi i ri francez për futjen e bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës. Ai tha se sipas propozimit të ri kjo do të ndodhë pasi të fillojnë negociatat për anëtarësim me BE-në, respektivisht pas përfundimit të procesit të skriningut ose para hapjes së kapitulli të parë të negociatave.

“A i fillojmë negociatat apo nuk i fillojmë. Propozimi që ishte më herët, i cili thoshte, ndryshime kushtetuese, pastaj fillim të negociatave, tani ka fillim të negociatave, konferencë të parë ndërqeveritare, hapjen e negociatave, proces të plotë të skriningut, deri në mbarimin e skriningut, para hapjes së kapitullit të parë, duhet të bëjmë ndryshime kushtetuese. Cilat ndryshime kushtetuese, që bashkë me 6 bashkësi tjera etnike t’i vendosim edhe malazezët, kroatët dhe bullgarët”, tha Osmani.

Osmani theksoi se kjo nuk përbën problem pasi edhe po mos të ishte kjo çështje, ne si vend me pretendime perendimore duhet ta kishim bërë këtë veprim. Ai si shembull dha Krocainë e cila së fundmi ka vendosur në Kushtetutë rreth 22 bashkësi etnike.

“Mendoj se është në interesin tonë që këtë ta bëjmë, t’i vendosim edhe malazezët edhe kroatët, ashtu siç bëri Kroacia para disa viteve, i vendosi të thithë. Kroacia vendosi mbi 25 bashkësi, përfshi edhe neve. Neve na vendosi në Kushtetutë, aq sa jemi në Kroaci. Sepse vendosën që si vend evropian duhet të hapet Kushtetuta në mënyrë universale për të gjithë”, tha mes tjerash Osmani.

Propozimi i modifikuar i presidencës franceze me BE-në për fillim të negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian do të jetë në rend dite të seancës së Këshillit të Sigurisë që do të mbahet nesër në mesditë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas takimit të mbajtur me partnerët e koalicionit, në formë integrale në ueb-faqen e saj e ka publikuar propozimin nga presidenca franceze për tejkalimin e çështjeve mes RMV-së dhe Bullgarisë, me qëllim që t’i hapet rrugë fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, këtë propozim e ka vlerësuar si më të favorshëm se sa parapraku, të cilin e refuzoi në Bruksel.

Ndryshe, së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button