Makron: Është gjetur kompromis për kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka pranuar propozimin nga Presidenca Franceze me ide që i referohen qëndrimeve dhe pozitave të vendit, transmeton Portalb.mk.

Nga Qeveria thonë se kjo përfaqëson bazë për hapjen e procesit konsultues së pari në Qeveri dhe partnerët e koalicionit dhe më pas edhe me Presidentin e shtetit, me Kuvendin dhe me opozitën, si dhe me sektorin civil, si dhe opinionin ekspert në vend.

“Siç premtuam, vendimin për të ardhmen tonë do ta sjellim bashkërisht, me meritë, sipas Interesave strategjike të vendit dhe të gjithë qytetarëve të saj. Duam të shprehim falënderim deri te Presidenti Makron dhe kryesia franceze, për përpjekjet e tyre për të tejkaluar pengesat dhe për të ruajtur kredibilitetin evropian të Ballkanit”, thonë nga Qeveria.

Nga ana tjetër, presidenti francez- Emmanuel Macron sot në margjinat e samitit të NATO-s nga Madridi bëri të ditur se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë arritur kompromis për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për përmbajtjen e Kornizës Negociuese sipas të cilës Shkupi duhet të zhvillojë negociatat me BE-në.

“Unë mendoj se kemi gjetur kompromis për mosmarrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi Kornizën e Negociatave të BE-së,” tha Macron.

Ai nuk ka dhënë detaje për kompromisin e mundshëm, por ka mundësi që ai të mos përfshijë një zgjidhje të shprehur, por një mënyrë që pala maqedonase të deklarojë atë që është rënë dakord përmes konsultimeve në Kuvendin e Shkupit.

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, pas konferencës së presidentit Francës, Emanuel Makron, përmes profilit të tij në Twitter e ka përshëndetur zgjidhjen e arritur nga presidenca francez për marrëveshjen hap rrugën për hapjen e negociatave për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Zgjidhja jep një përgjigje të përshtatshme për shqetësimet e shprehura. Jemi më afër sesa kemi qenë deri më tani: Tani është koha për të thënë po”, shkruan Mishel

Sipas informacioneve të Deutsche Welle, dy ministrat e jashtëm Teodora Gençovska dhe Bujar Osmani kanë biseduar për këto tema në Madrid.

Dy pikat e kontestuara kishin të bënin me mbajtjen e dy konferencave ndërqeveritare – e para “politike” dhe e dyta formale, pas së cilës do të fillonin realisht negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Bullgaria kërkon që fillimit të negociatave t’i paraprihet një ndryshim në Kushtetutë që do t’i lejojë bullgarët të regjistrohen si popull përbërës. Pika e dytë e mosmarrëveshjes është përfshirja e protokolleve nga takimet ndërqeveritare në Kornizën Negociuese

Ndryshe, Parlamenti bullgar e miratoi rezolutën që miraton heqjen e vetos për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Propozimi kaloi me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button