Kostadinovska-Stojçevska: Qëllimi strategjik është të jemi pjesë e BE-së, si maqedonas me kulturë dhe gjuhë maqedonase

“Duam të njihet kultura maqedonase, gjuha maqedonase, përkatësia jonë etnike dhe veçanëria që kemi si maqedonas dhe siç ka thënë vazhdimisht kryeministri ynë, “Po”, qëllimi ynë strategjik është të jemi pjesë e BE-së, por ne nuk duam asgjë më pak ose shumë se ajo që meritojnë, duan ose kanë vendet e tjera anëtare të BE-së”, tha Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në një intervistë ekskluzive për televizionin shqiptar Top Channel në pyetjen për mosmarrëveshjen me Bullgarinë, transmeton Portalb.mk.

Gjatë takimit Ministror për Kulturës në Ballkanin Perëndimor, ajo tha se kultura është pjesa që plotëson çdo segment tjetër që është pjesë e Ballkanit të Hapur.

“Si Ministri kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me dy ministritë e kulturës të Shqipërisë dhe Serbisë dhe mund të them me siguri se kultura do të jetë më në sipërfaqe nga ana ekonomike, sporti dhe arsimi”, shtoi Kostadinovska-Stojçevska.

Sipas saj, platforma ministrore për kulturë, iniciativat dhe takimet janë gjithmonë të mirëseardhura sepse është mirë që të gjithë të jenë gjithmonë në tryezë për të shkëmbyer ide dhe praktika, veçanërisht projekte kushtuar të rinjve.

“Ne kemi shumë artistë të rinj dhe Ministria e Kulturës ka fond të posaçëm që investon në punën dhe zhvillimin e tyre, por duhet të theksoj se kultura në Maqedoninë e Veriut ishte e vetmja që nuk pati asnjë shkurtim financimi sepse kultura është segmenti që njerëzve iu nevojitet më shumë se kurrë në këto dy vite, mendoj se na pret një verë interesante”, tha në intervistë Kostadinovska-Stojçevska.

Ministrat theksuan sfidat me të cilat përballet rinia dhe trashëgimia kulturore në takimin ministror për lëshimin e Platformës së parë ministrore të kulturës për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Shqipëri, organizuar nga Maria Gabriel, komisionerja Evropiane për inovacion, kërkim, kulturë, arsim dhe rini. Për momentin janë duke u realizuar 13 projekte në vlerë prej 3 milionë eurosh, të cilat janë të destinuara për Ballkanin Perëndimor për të ushqyer dhe ruajtur trashëgiminë kulturore. Kjo platformë ka një rol, përmes së cilës vendet e rajonit veprojnë bashkërisht në fushën e kulturës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button