Liverpool transferoi Luis Alberton

Liverpuli ka transferuar sulmuesin e ri spanjoll, Luis Alberto, nga Sevilla.

Ish lojtari i Barcelonës ka nënshkruar kontratë afatgjate me ekipin nga “Anfiel Road” pasi i kaloi ekzaminimet mjekësore.

“Të gjithë jemi të kënaqur që Luis ka vendosur t’i bashkohet Liverpulit. Ai e ka profilin korrekt futbollistik dhe mentalitetin e duhur për të qenë futbollist i Liverpulit”.

“Pres që të punoj me të, ta zhvilloj talentin e tij dhe ai do t’i bashkohet një grupi të lojtarëve të rinj shpresëdhënës në klubin tonë”, ka thënë trajneri i Liverpulit, Brendan Roxhers.

Lajme të ngjashme

Back to top button