5 plazhe per muajin e mjaltit
Nëse ju dhe bashkëshorti juaj i ardhshëm, jeni të stresuar me planifikimin e dasmës, lëreni atë mënjanë dhe filloni planifikimin e muajit të mjaltit.
Plazhet Bora Bora
Kur mendoni për “arratisjen” tuaj romantike, ndoshta imagjinoni në mëndjen tuaj, një dok të gjatë që ju çon në shtëpitë mbi ujin e kristaltë të oqeanit.
Çatia juaj është e përbërë nga kashta dhe shtëpiza e hotelit ju bën të ndjeheni sikur e keni lënë realitetin pas. Me shumë mundësi, keni imagjinuar për pushime në Polinezianet Franceze në plazhin Matira në Bora, Bora. Jeta e natës në ishull, është e pasur me muzikë të qetë dhe romantike për të sapomartuarit.
Plazhet Cambridge, Bermuda
Në rezortin Plazhet Cambridge, ju inkurajojnë të “ri-zbuloni njëri tjetrin”. Ju dhe bashkëshorti juaj do të keni kujtime të paharrueshme, teksa shëtisni në një nga katër plazhet. Për adhuruesit e natyrës, Bermuda ofron dhe Spittal Pond Nature Reserve, e cila duhet të jetë pjesë e itenerarit të muajit të mjaltit.
Plazhi Mai Khao, Tajlandë
Si një nga destinacionet më të qeta, të paprekura në Phuket të Tajlandës, kjo pikë e muajit të mjaltit, garanton qetësi nga jeta e natës, që shumë çifte mundohen ti shmangen gjatë atij muaji. Ky plazh është, unik dhe origjinal, duke u krenuar me mungesën e hoteleve dhe jetës turistike. Synimi për këtë pikë turistike, është shijimi i natyrës në gjëndjen e saj më natyrale. Atje nuk do të mund të gjeni të rinj, që dyndin plazhin gjatë periudhës së verës; gjëndja e tij e virgjër e bën arratisjen më rigjeneruese nga streset e përditshme.
Ishulli Manda, Kenya
Ishulli ka 16 vila, 14 km plazhe të izoluara dhe një pyll te bukur bregdetar, që është shtëpia e botës së egër të Kenya-s. Përveç kësaj ishulli i Manda-s, mbetet i papopulluar dhe ju pret t’a prekni këmbëzbathur. Rezorti ka pishinë yjore, një dhomë idilike leximi dhe qendër me sporte ujore.
Virgin Gorda, Ishujt e virgjër Britanikë
Gorda, është oazi i tretë më i madh, nga gjithë ishujt që përbëjnë ishujt e virgjër Britanikë. Nëse zgjidhni të bëni muajin e mjaltit këtu, do t’a gjeni veten duke u relaksuar në plazhet e shkretuara, duke përqafuar ritmin e ngadaltë të të përditshmes, duke eksploruar pishinat shkëmbore dhe duke ecur nëpër shtigje të fshehura. Në këtë vend, ju dhe bashkëshorti juaj do të gjeni plot kohë për njëri tjetrin.