Dielli përvëlues nuk ka penguar stërmbushjen e Tetovës me lypës

Bashkë me temperaturat e larta në Tetovë, janë shtuar dukshëm edhe lypësit nëpër qytet. Në rrugët kryesore të Tetovës në çdo 30 metra mund të gjesh nga një lypës. 

“Sezoni” i tyre ka filluar, ata janë përqendruar në disa vende të qytetit dhe secili kushtimisht thënë “ruan vendin e tij”. Këtë vit Tetovës i mungojnë shumë semaforë dhe ata më shumë i shohim të ulur nëpër rrugë.

Ata  presin ardhjen e muajt të shenjtë të Ramazanit dhe mërgimtarët e Tetovës, të cilët zakonisht u hedhin atyre para.

Për këtë gjendje mjerimi dhe thellimin e varfërisë në Tetovë Portalb disa herë ka shkruar, por ende nuk kemi parë ndonjë përgjigje adekuate të autoriteteve përkatëse.

Qeveria jep banesa sociale, por shumica janë të dedikuara për rastet sociale në qytetet ku shumica janë maqedonas ndërsa Tetova dhe qytetet shqiptare si dhe komunitetet e tjera janë të lëna në duart e fatit dhe mërgimtareve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button