RMV, nga mesnata çmime të reja të benzinës dhe dizelit

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nga mesnata do të rriten për 1,50 denarë për litër, ndërsa EURODIZELIT (DV V) për 3 denarë për litër, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e reja do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 – 111,5 denarë
EUROSUPER BS – 98 – 113,5 denarë
EURODIZEL BS (DE V) 107,5 den

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të rritet për 2,50 denarë dhe do të kushtojë 105 denarë për litër.

Çmimi i mazutit M-1 NS rritet për 0,809 denarë, pas së cilës kilogrami do të shitet për 56.317 denarë.

Sipas Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror krahasuar me llogaritjen e mëparshme janë rritur mesatarisht: për benzinën me 1,249%, për naftën me 3,681%, për vajin ekstra të lehtë me 3,681% dhe për mazutin me 1,405 %. Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,049%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button