Sindikata e UKM-së kërkoi takim urgjent me Qeverinë, në të kundërtën do të protestojnë

Sindikata e UKM-së kërkon nga Qeveria që sa më shpejt të mbahet mbledhje ku do të diskutohet për rritjen e pagave të punëtorëve dhe nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, transmeton Portalb.mk.

“Shpresojmë që, si për profesionet dhe aktivitetet tjera në vend, të cilave u rritën pagat dukshëm dhe disa herë, Qeveria do të tregojë mirëkuptim dhe gatishmëri për të nënshkruar marrëveshjen tonë kolektive e cila do të sigurojë pagë të mirë për punonjësit e UKM-së. Në të kundërtën do të detyrohemi të organizojmë protesta para Qeverisë për mbrojtjen e të drejtave dhe standardit të punëtorëve të UKM-së”, tha kryetari i Sindikatës së UKM-së, Angel Ristov.

Për gjendjen e UKM-së, Sindikata do të informojë edhe Misionin e përhershëm të BE-së, Organizatën ndërkombëtare të punës, Sindikatat ndërkombëtare në fushën e arsimit, Ambasadën e SHBA-së dhe shtetet anëtare të BE-së.

Lidhja e Sindikatave të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi më 2 qershor ka mbajtur protestë paqësore para Rektoratit të UKM-së, duke shprehur pakënaqësinë për përkeqësimin e gjendjes financiare të punëtorëve.

Më 2 qershor, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, bëri thirrje që protesta të jetë paralajmërim, jo ​​kërcënim për sesionin e provimeve të qershorit dhe të mos dëmtojë studentët. Rritja e pagave në arsimin e lartë, bëri të ditur ai, do të bëhet nga shtatori dhe kjo është parashikuar me ribalancin e buxhetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button