Sela: Përfundimisht do i jap fund praktikës së përçarjes së shqiptarëve

Zyra për marrëdhënie me publikun pranë komunës së Strugës ka informuar se kryetari i komunës së Strugës, Zijadin Sela, përfundimisht do i jep fund praktikës së përçarjes së shqiptarëve dhe servilizmit ndaj atyre që ndër shekuj kanë vepruar me logjikën “përçaj dhe sundo”.

“Etiketimi i njerëzve, administratës, se i përkasin këtij apo atij subjekti politik, janë praktika të së kaluarës. Njerëz që rrinin kujdestarë para zyrës së kryetarit të komunës, me qëllim largimin nga puna e një qytetari tjetër për të punësuar bashkëshorten e tij, nuk kanë të drejtë morale që të përmendin familje dhe familjarizim.

Premtuam se nuk do të largojmë askënd nga puna, krenohemi që e kemi mbajtur këtë premtim, ashtu siç krenohemi me mbajtjen edhe të shumë premtimeve tjera. Kemi premtuar edhe reformë.

Edhe atë do ta realizojmë”, shkruan në reagimin e Selës, njëherësh si kundërpërgjigje ndaj kryetarit aktual të degës së Strugës, Blerton Pollozhani.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. SHUM IMENCUR PO MBAHESH ORE. TI ME SIGURI DON QE TE TE SHPALLIM SI KRYETAR I PARTISE KOMUNISTE TE TITOS.

Back to top button