LSDM: Çfarë ndodhi në të vërtet në Gjorçe Petrov?
Çfarë në të vërtet ndodhi në Gjorçe Petrov? A është 18 vjeçari Angel Petkovski viktimë e mosfunksionimit të shtetit juridik dhe institucioneve të Maqedonisë? Këto janë pyetje që duhet të jepen përgjigje, deklaroi sot Snezhana Angellovska-Trajkovska koordinatore e grupit këshillues së Komunës Gjorçe Petrov e cila theksoi se LSDM-ja shumë herë ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për situatën në Gjorçe Petrov, por për qeverinë prioritet janë çështje të tjera.
“Qytetarët e Gjorçe Petrovit me vite paraqesin vjedhje. Institucionet aspak nuk reagojnë.”, deklaroi Angellovska-Trajkovska.
Ajo pyet nëse stacioni policor në Gjorçe do të lejojë që qytetarët vet ti mbrojnë pronat e tyre dhe jetën.
Ajo gjithashtu apeloi që problemet të zgjidhen me kohë dhe jo të hedhen nën qilim dhe të nxjerrën çdo herë që qeveria ka nevojë për to.