Filloi konferenca POINT me fokus në zhvillimin e verifikimit të fakteve

Sot në Sarajevë filloi edicioni i dhjetë i konferencës POINT (Politic Accountability and New Technologies-Përgjegjësia Politike dhe Teknologjitë e Reja), e cila organizohet nga anëtarët e rrjetit ACTION SEE, pjesë e së cilës është edhe Fondacioni Metamorfozis, nga ku sot dhe nesër në panele do të flasin përfaqësuesit nga mediat e kësaj të fundit- Portalb, Meta dhe Vërtetmatësi, shkruan Portalb.mk.

Konferencën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë:

Konferenca POINT është konferenca më e madhe e këtij lloji në rajon dhe synon të jetë një platformë për shoqërinë civile që inkurajon përdorimin e teknologjive të reja si mjet edukimi për përdorimin e teknologjive të reja dhe rrjeteve sociale; forum për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe përvojave; inkubator për zhvillimin e ideve, projekteve dhe strategjive; vend virtual për rrjetëzimin dhe informimin e përdoruesve të ndërgjegjshëm të internetit; si dhe një rrjet social për eksplorimin dhe kërkimin e partnerëve dhe bashkëpunëtorëve dhe ndërtimin e koalicioneve.

Çdo vit folësit janë nga e gjithë bota, praktikues nga i gjithë rajoni i Ballkanit dhe ekspertë në fushën e transparencës dhe llogaridhënies moderne që diskutojnë çështjet aktuale politike dhe angazhimin e shoqërisë civile.

Kryeredaktorja e Portalb.mk, Elida Zylbeari sot do të flasë në panelin e parë mbi temën “Ngritja e nismës për verifikimin e fakteve”.

Kryeredaktori i Vërtetmatësit në gjuhën maqedonase, Vlladimir Petreski sot do të flasë në panelin e dytë me temën “Tregime nga rajoni dhe më gjerë- pjesa e parë”.

Ndërkaq nesër, zëvendës-kryeredaktori i Meta.mk, Bojan Bllazhevski do të flasë mbi temën “Migrimet ekonomike dhe ikjen e trurit (brain drain)”.

Përveç temave të lartpërmendura, në konferencë do diskutohet edhe për temat si vijon:

  • Evolucioni i Civic Tech – E mira dhe e keqja
  • Të Drejtat Digjitale dhe Frika Digjitale
  • Raportimi për Ukrainën – Si të sigurohemi që e vërteta të dëgjohet?
  • Lufta për besueshmërinë e medias
  • Tregime nga rajoni dhe më gjerë – pjesa e dytë
  • Paneli në partneritet me OGP: Dhjetë vjet në Partneritetin e Qeverisjes së Hapur
  • Teoritë e konspiracionit dhe sulmi ndaj shkencës
  • Kur shoqëria civile bën politikë
  • Pranvera Arabe – Pasojat
  • Komuniteti i biznesit në epokën digjitale të dezinformimit

Edhe pse konferenca POINT është mbledhje shumë profesionale, ajo gjithashtu ofron përvojë të shkëlqyer në rrjet.

POINT organizohet nga rrjeti ACTION SEE, anëtarë të të cilit janë “Zashto Ne” nga Bosnja dhe Hercegovina, CDT – Qendra për Tranzicion Demokratik nga Mali i Zi, CRTA – Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi nga Serbia dhe Fondacioni Metamorfozis nga Maqedonia e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button