Më 7 qershor në Maqedoninë e Veriut do të mbahet takimi i radhës, Kurti i vendosur, por jo edhe Abazoviqi për Ballkanin e Hapur

Kosova pritet të refuzojë çfarëdo ftese për takimin e radhës të Ballkanit të Hapur i paraparë të mbahet më 7 qershor në Ohër të Maqedonisë së Veriut, raporton Koha.net.

Megjithëse, Mali i Zi pritet të ndryshojë qëndrim për këtë iniciativë rajonale me kryeministrin Dritan Abazoviq që ka paralajmëruar se do të jetë pjesë e takimit të Ohrit, në Kosovë nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi.

Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje mbesin të palëkundur kundër Ballkanit të Hapur. Përkitazi me këtë qëndrim janë edhe në Partinë Demokratike të Kosovës dhe shoqërinë civile.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë për KosovaPress se Ballkani i Hapur nuk i ndihmon Kosovës në aspektin ekonomik dhe as të sigurisë, por e fuqizon Serbinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button