Detaje rreth aksidentit në Gjorçe, dihet identiteti i viktimës dhe shoferit të “Audi-së”

Më 25.05.2022 rreth orës 21:30 në SPB Shkup është paraqitur se në udhëkryqin në rrugën “Gjorçe Petrov” dhe rrugën “Nikolla Pushkarov” në Shkup vetura e pasagjerëve “Audi AB” me targa të Shkupit, drejtuar nga M.J.(58) nga fshati Saraj, goditi këmbësorin S.R.(65) nga fshati Gërçec, komuna e Sarajit, transmeton Portalb.mk. 

Në vendin e fatkeqësisë ndërroi jetë këmbësori S.R., ndërsa vdekjen e konstatoi mjeku i Ndihmës së shpejtë mjekësore. Inspektim në vendin e ngjarjes kreu ekipi i SPB Shkup dhe prokurori publik, pas urdhërit të së cilëve trupi i të ndjerit u dërgua në obduksion.

Shoferi i veturës e kishte goditur këmbësorin duke e hedhur gati 100 metra larg nga përplasja e fortë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button