Petkov dhe Kovaçevski do të takohen nesër në Romë
Kryeministri i Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Kiril Petkov dhe Dimitar Kovaçevski do të zhvillojnë udhëtimin e tyre në Romë dhe Vatikan me rastin e 24 majit – Ditës së Shën Kirilit dhe Metodit, shkruan 360 Shkallë, transmeton Portalb.mk.
Shërbimi për shtyp i qeverisë bullgare ka konfirmuar për mediat vendase se takimi i dy kryeministrave do të bëhet më 23 maj pas vizitës në Bazilikën “Santa Maria Maggiore”.
“Dnevnik.bg” bullgar shkruan se ky udhëtim i kryeministrave do të shënojë mosmarrëveshjen mes dy vendeve dhe veton bullgare për fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Sipas informacioneve të pakonfirmuara Petkov dhe Kovaçevski kanë biseduar që në këtë udhëtim të njoftojnë për parim në bisedime apo zgjidhjen që do të çonte në heqjen e vetos.
Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.
Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.
Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.
- LEXO: Kryeministri bullgar e ftoi Presidentin që të diskutojnë për Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Sofja në qershor të japë pëlqimin për fillimin e negociatave me Shkupin, pret eurokomisioneri Varheji
- LEXO: Macron: Komuniteti politik evropian nuk është alternativë por plotësim i procesit të anëtarësimit në BE
- LEXO: Geer nuk tregon afate, por dëshiron që negociatat me Shkupin dhe Tiranën të nisin sa më shpejt
- LEXO: Nuk kemi kohë për të humbur, vlerësojnë Kovaçevski dhe Makron në lidhje me procesin eurointegrues
- LEXO: Qershori momenti për përcaktimin e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, paralajmërojnë nga PE-ja
- LEXO: Osmani: Ne nuk po punojmë në asgjë të re, presim që Bullgaria të ketë qëndrim të konsoliduar se çfarë duhet bërë më tej