Osmani: Ne nuk po punojmë në asgjë të re, presim që Bullgaria të ketë qëndrim të konsoliduar se çfarë duhet bërë më tej

Akoma mbetemi në konstatimin se topi është në Bullgari dhe duhet të konsolidohen pikëpamjet se çfarë duhet bërë më pas. Ne nuk po punojmë për ndonjë gjë të re nga ajo që kemi diskutuar deri më tani, por presim që Bullgaria të ketë qëndrim të konsoliduar për atë që duhet bërë më tej. Për fat të keq, komunikim ka, por nuk ka bisedime konkrete derisa të dëgjohet qëndrimi i konsoliduar i Bullgarisë, tha sot para mediave ministri i Jashtëm Bujar Osmani, duke folur për çështjet e hapura me Bullgarinë, transmeton Portalb.mk.

Osmani gjithashtu theksoi se Maqedonia tani duhet të jetë e kujdesshme, gjegjësisht të mos i nënshtrohet provokimeve në javët e fundit nga procesi para se të dihet nëse Bullgaria do ta heqë veton apo jo.

“Unë mendoj se kam thënë edhe në një rast tjetër, në Bullgari ka palë të interesuara, nuk mund të apostrofoj presidentin Radev, të cilët jo vetëm duan që bllokada të vazhdojë, por edhe faji para botës të jetë i yni. Prandaj ka tentativa për provokim dhe bllokadë, për t’u ulur e për të bërë gabime në javët e fundit të procesit. Deri më tani, Maqedonia nuk ka marrë asnjë vërejtje nga askush për këtë proces. Mendoj se këto javë është e rëndësishme që të mos u nënshtrohemi provokimeve për të qenë fajtorë dhe të bllokuar”, shtoi Osmani.

Ai shtoi se beson se Bullgaria është e vetëdijshme se marrja eventuale e datës për negociata me BE-në e Maqedonisë është një proces që nuk lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet kushtetuese, por është diçka që duhet të ndodhë para anëtarësimit tonë në Union. 

“Mendoj se edhe ata e dinë që ky proces nuk mund të lidhet drejtpërdrejt, pra me ndryshimet kushtetuese. Mendoj se ka kompromise për t’i dhënë fund para anëtarësimit tonë. Mendoj se është një zgjidhje e mirë, që ata janë të vetëdijshëm”, tha Osmani.

Ai shtoi se beson se Bullgaria është e vetëdijshme se marrja eventuale e datës për negociata me BE-në e Maqedonisë është një proces që nuk lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet kushtetuese, por është diçka që duhet të ndodhë para anëtarësimit tonë në Union.

Duke komentuar deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, se nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk fillojnë negociatat deri më 30 qershor, rajoni mund të hyjë në krizë, Osmani vlerësoi se “është krizë kredibiliteti”.

“Të gjitha anketat e opinionit publik tregojnë se besimi se BE mund të qëndrojë pas fjalës së saj bie në tokë, tek ne ka rënë në 9 për qind. Të mos keqkuptohemi, kjo nuk është mbështetje për anëtarësimin në BE, është e lartë në vendin tonë. Por a mundet Unioni të japë atë që thotë? Qytetarët po humbasin besimin dhe forca e mesazhit evropian është te besimi”, konsideron Osmani.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button